English

Pilotët e Lufthansës anulojnë grevën

Berlin, 23 shkurt, NOA - Ka përfunduar në mesnatën e sotme greva e paralajmëruar 4-ditore e pilotëve të kompanisë ajrore gjermane, Lufthansa. Duket se 4 mijë pilotët janë pajtuar me propozimin e drejtuesve të kompanisë për t'i vazhduar bisedimet, teksa këta të fundit i kanë kërcënuara ta me padi në gjykatë. Në deklaratën e përbashkët është thënë se bisedimet do të vazhdojnë "menjëherë dhe pa kushte". Kështu, greva e afro 4 mijë pilotëve është pezulluar, ndërsa sindikata e pilotëve tha se nuk do të ketë aksione të mëtejshme deri më 9 mars.

Greva kishte për qëllim të kundërshtonte planet e kompanisë, që synon të ulë koston e fluturimeve duke punësuar pilotë të huaj, të cilët janë të gatshëm të punojnë për rroga më të ulëta se të pilotëve aktualë.

Një gjë e tillë duket se i ka nxehur shumë pilotët gjermanë, të cilët kanë reaguar përmes një greve 4-ditore.

n.e/NOA

KOMENTE