English

Rama: Gati negociatat për transparencën

Tiranë, 23 shkurt, NOA Update - Partia Socialiste është gati që për të siguruar transparencën e plotë të procesit zgjedhor të 28 qershorit, të negociojë lidhur me propozimet apo skemat që mund t'i ofrohen.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë kryetari socialist, Edi Rama, gjatë një konference për shtyp me numrin dy të socialistëve evropianë, Hannes Svoboda.

"Ne nuk e negociojmë transparencën, por për transparencën ne jemi gati që të dëgjojmë çdo skemë apo propozim, sidomos kur këto vijnë nga partnerë të çmuar, të cilët në këtë rast janë rreshtuar krah për krah me ne, duke kërkuar transparencën e plotë, pa përjashtuar hapjen e kutive të votimit", tha në lidhje me një fakt të tillë kryesocialisti Edi Rama.

Sipas tij, Partia Socialiste vazhdon të jetë mëse e vendosur në mbrojtjen e kërkesës së saj për transparencë të procesit të 28 qershorit dhe se nuk ka asgjë që ta largojë prej saj.

n.e/NOA

KOMENTE