English

Rama: KiE nuk tha të mos hapen kutitë

Tiranë, 23 shkurt, NOA - Delegacioni i KiE duket se nuk ka mundur të ndryshojnë qëndrimin e palëve në lidhje me situatën politike. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi sot se PS-ja nuk i jep fund bojkotit dhe nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për tu hapur kutitë.

Kreu i PS-së argumentoi se deklarata e KiE-së për situatën politike, në asnjë pikë të saj nuk thoshte se nuk duhet të hapen kutitë. "Askush nuk tha kutinë nuk mund, apo nuk duhet të hapen", u shpreh kreu i PS-së.

Ai theksoi dhe nj herë se kjo krizë politike nuk mund të zgjidhet pa u bërë transparenca e plotë e zgjedhjeve. "Dua të nënvizoj se kjo krizë nuk mund të hetohet pa nxjerrë të vërtetën e kutive në sytë e popullit. Jo për të ndryshuar rezultatin, por për të shembur sistemin e korrupsionit të votës", tha Rama.

Kreu i PS-së vlerësoi kontributin e delegacionit të KiE-së në Tiranë dhe u shpreh se selia rozë do të eksplorojë të gjitha mundësitë për të gjetur dialog. Mundësi, që sipas Ramës nisin nga takimet me Presidentin Topi dhe deri te protestat në rrugë.

"Nuk do të lëmë pa eksploruar asnjë rrugë demokratike, që nga dialogu e deri të protesta, e gjithçka ka mes tyre. Asgjë nuk e pengon aksionin tonë në të gjitha planet dhe ju siguroj se në do të zhvillojmë rrezen e aksionit tonë në ccdo plan. Të jini të qartë,

Opozita nuk e ndërpret bojkotin në rast se pengohet në mënyrë antikushtetuese për të ushtruar nj të drejtë kushtetuese. Ne do të eksplorojmë absolutisht që të gjitha rrugët", u shpreh Rama.

Ai theksoi se kjo betejë nuk është për pazar, por për parim. Sipas tij komisioni hetimor i propozuara nga Berisha nuk mund të bëjë transparencë derisa e cakton objektin e hetimit duke mos hapur kutitë. "Nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa kutitë. Oferta jonë është shprehje e vullnetit të popullit sovran", ka thënë Rama, duke shtuar se dhe PS-ja di ta lexojë Kushtetutën.

m.xh/NOA

KOMENTE