English

Rasmusen: Falje viktimave afgane

Uashington, 23 shkurt, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen ka kërkuar ndjesë në emër të Aleancës së Atlantikut për vrasjen pa qëllim të dhjetëra civilëve ndaj luftëtarëve talibanë të supozuar në Afganistan. Rasmussen tha gjatë një takimi të NATO-s në Uashington, se e ka siguruar presidentin afgan Hamid Karzai që Aleanca edhe më tej zotohet që të mbrojë popullsinë afgane dhe të zvogëlojë numrin e viktimave civile në minimumin absolut.

Të paktën 33 civilë afganë kanë mbetur të vrarë gjatë një ofensive të fuqishme ushtarake të ndërmarrë në Afganistan nga forcat ndërkombëtare të NATO-s, ku kanë qenë bombardimet e avionëve të cilët kanë vënë në shënjestër njerëzit e thjeshtë në provincën e Uruzganit, duke shkaktuar me dhjetëra të vrarë, mes tyre edhe shumë gra dhe fëmijë të pafajshëm.

Nga ana e saj qeveria e Afganistanit e ka cilësuar sulmin vdekjeprurës për dhjetëra shtetarë të saj, si "të pajustifikueshëm".

Ndërsa, NATO deklaroi nga ana tjetër tha se sulmi ajror kishte në objektiv kryengritës, të cilët mendohet se po shkonin për të sulmuar trupat aleate.

n.e/NOA

KOMENTE