English

Sfida e re në Teatrin e Prishtinës

Prishtinë, 23 shkurt, NOA, Milena Selimi - Kanë treguar se me ardhjen e drejtoreshës së re, regjisores, Buqe Berisha, repertori i Teatrit Kombëtar të Prishtinës ka njohur shfaqje të reja të kësaj trupe dhe trupave të tjera mysafire nga Shkupi, Gjilani, etj. Premiera më e re e këtij teatri quhet "Macja mbi çatinë e nxehtë", një rrëfim i një familjeje Jugore të Misisipit ku historia e tyre është e ndërtuar nga krizat dhe klimakset e mëhershme familjare.

Pothuajse të gjitha karakteret vuajnë nga mungesa e komunikimit dhe vetmia.Ky tekst i Tennessee Uilliams tenton të shpjegojë eksperiencën dhe përpjekjet familjare në shoqëri, ku mungesa e komunikimeve njerëzore është e mangët. Në rrethanat e një familjeje në krizë, shumë të vërteta zbulohen për ndjenjat njerëzore: frika nga vdekja, dashuria për jetën, ndjenja e fshehtë për fajin, pasiguria, paaftësia për ta përballuar te vërtetën, mëkati etj.

Ngjarja fokusohet ne marrëdhëniet e acaruara në mes të burrit, Brick-ut (Shkumbim Istrefi) dhe Maggie-s (Ilire Vinca-Qelaj) e cila njihet edhe me nofkën ‘Mace'. Ngjarja zhvillohet në shtëpinë e familjes së Pollitt, ku organizohet një kremte me rastin e ditëlindjes se 65-të të babait të Brick-ut që njihet si ‘babai i madh' (Xhevat Qorraj).

Maggie është e dëshpëruar nga martesa e saj si dhe neglizhenca të cilën ia bën burri, Brick-u, një ish futboller hero i cili nuk i ndahet pijes alkoholike që nga vetëvrasja e shokut te tij Skipper. Ai po ashtu neglizhon edhe përpjekjet e vëllait te tij Guper (Luan Jaha) i cili pretendon ta mar pasurinë familjare ne duart e veta.

Babai i madh nuk e di se ka sëmundjen e kancerit dhe se së shpejti do te vdesë, e në anën tjetër familja dhe mjeku familjar e mbajnë sekret këtë informatë nga babai i madh dhe gruaja e tij Nëna e madhe( Leze Qena).

Në këtë mënyrë, familjarët e babait të madh mundohen që ta prezantojnë veten e tyre sa më të denjë me qëllim të ndonjë ndarje testamenti.

Shfaqja "Macja mbi çatinë e nxehtë" e dramaturgut Tenesi Uilliams-it, me regji të Florent Mehmetit, do të jepet me datën 25 shkurt në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

Tenesi Uilliams

"Macja mbi çatinë e nxehtë"

Regjia: Florent Mehmeti

Skenografia: Petrit Bakalli

Kostumografia: Rudina Xhaferi

Muzika: Ilir Bajri

As/regjisore: Arta Kallaba

Menaxher i produksionit Vjosa Shala

Aktorët: Xhevat Qorraj, Leze Qena, Shkumbin Istrefi, Ilire Vinca - Çelaj, Luan Jaha, Xhejlane Godanci, Veton Osmani, Armend Smajli, Besnik Krapi, Rabie Kryeziu , Flutura Çelaj, Ana - Morea Tiara Nixha, Ajvaz Abazi - Lumi

KOMENTE