Prishtinë, 23 shkurt, NOA - Eshtë shtyrë për 2 mars të këtij viti seanca gjyqësore kundër Albin Kurtit, liderit të lëvizjes "Vetëvendosje". Ndërsa vetë Kurti nuk është paraqitur as ditën e sotme në gjykatën e Prishtinës për seancën e ngritur ndaj tij, trupi gjykues ka komunikuar shtyrjen e gjykimit për në datën 2 mars.
Kurti është akuzuar për "organizimin e një turme që ka kryer vepër penale, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, dhe për thirrje në rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë më 10 shkurt të vitit 2007". Nga ana e tij, lideri i lëvizjes "Vetëvendosje" e ka cilësuar procesin gjyqësor kundër tij të motivuar politikisht prandaj ka deklaruar mospjesëmarrjen e tij në seancat e tij.
n.e/NOA