English

Svoboda në Tiranë për krizën politike

Tiranë, 23 shkurt, NOA - Kriza politike në Shqipëri si asnjë herë tjetër ka sjellë në Tiranë drejtuesit e institucioneve ndërkombëtare. Pas delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, është nënkryetari i grupit parlamentar socialist në Parlamentin Evropian, Hannes Svoboda ai që ka mbërritur në vendin tonë.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë Partisë Socialiste, të cilat shtojnë se numri dy i socialistëve të PSE-së në Parlamentin Europian do të jap dhe një konferencë për shtyp në lidhje me situatën politike.

Konferenca pritet të jepet në selinë e Partisë Socialiste. Por veç kësaj, mbërritja e nënkryetarit të eurodeputetëve socialistë, duket se ka të bëjë dhe me një takim të planifikuar nga kryetari i PS-së Rama me disa prej drejtuesve të së majtës evropiane.

Një agjendë e tillë është përcaktuar gjatë takimeve që kreu i PS-së bëri në kongresin e së majtës socialiste një muaj më parë.

m.xh.NOA

KOMENTE