Vankuver, 23 shkurt, NOA - Skiatori shqiptar, Erjon Tola, sot ka radhën për të debutuar në edicionin e Lojërave Olimpike Dimërore në Vankuver të Kanadasë. Sportisti merr pjesë në garën e slalomit gjigand, në kategorinë e skive alpine dhe që zhvillohet në 18 e 30 minuta. Tola duhej të debutonte në olimpiadë më 19 shkurt, por organizatorët e turneut e shtynë garën si pasojë e rreshjeve të shumta në malin Uisler.
Erjon Tola është i vetmi shqiptar që merr pjesë në Lojërat Olimpike.
Para nisjes së tij, në pritjen që iu rezervua nga presidenti Topi, ky i fundit parashtroi nevojën e shtimit të sportistëve të lojërave dimërore dhe angazhimin më të madh të autoriteteve për t'i ndihmuar këto lloj sportesh.
n.e/NOA