English

Zyrtarizohet shkrirja e ORA me LDK

Prishtinë, 23 shkurt, NOA - Partia ORA është shkrirë më në fund me Lidhjen Demokratike të Kosovës, marrëveshje tashmë e shkruar edhe në letër. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, tha se me këtë akt, Lidhja Demokratike e Kosovës pasurohet me një prurje të rëndësishme qytetare, nga e cila para së gjithash do të përftojë Kosova.

Ndërsa Teuta Sahatçija, kryetare e subjektit politik ORA, tha se bashkimi me LDK-në ka të vetmin qëllim: atë të arritjes së rezultateve më të mira për Kosovën.

Ndërkaq, kundërshtimin e degës së ORA-s në Gjakovë për t'u shkrirë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Sahatçija e quan parim të demokracisë.

Ajo tha se vendimi për t'iu bashkuar LDK-së është marrë me konsensus të plotë të kryesisë së ORA-s.

n.e/NOA

KOMENTE