English

100 mijë euro për selinë e KMSH

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Komuniteti Mysliman Shqiptarë njofton se ka përfunduar rikonstruksioni i godinës së këtij institucioni në qendër të Tiranës. Rikonstruktimi i sa me vlerë 100 mijë euro është pjesë investimeve të organizatës shtetërore turke TIKA.

"Godina e Selisë Qendrore të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në Tiranë, është restauruar vetëm në disa muaj, duke marrë kështu një pamje të re. Ajo është financuar nga TIKA, një organizatë shtetërore e Republikës së Turqisë me një vlerë në mbi 100.000 euro", thuhet në njoftimin e KMSH-së.

Me restaurimin e kryer godina e KMSH-së tashmë ofron kushte moderne me ambientet e saj, si; zyra, sallë mbledhjesh, bibliotekën, sallën e faljes (mesxhidin), etj., të mobiluara rishtas sipas standardeve bashkëkohore.

Drejtuesit e organizatës turke, TIKA-s të përfaqësuar nga drejtori i saj Dr. Ali Ozgun Ozturk dhe kryetari i KMSH-së Selim Muça, nënkryetari Bujar Spahiu, sekretart të përgjithshëm Betim Truçi dhe stafi i KMSH-së morën pejsë në ceremoninë e mbylljes së punimeve.

m.xh/NOA

KOMENTE