English

Berisha: Komitet Emergjence për përmbytjet

Londër, 24 shkurt, NOA - Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë nevojën e ngritjes së strukturave qeveritare për të përballuar përmbytjet. Kryeministri Sali Berisha, kërkoi sot ngritjen e Komitetit të Emergjencave për Përmbytjet.

"Do ngremë sot Komitetet e Emergjencës që pritet të nisin punën që sot. Ushtria, Shefi i Shtabit të paraqiten në zonë pasi duhet të përpiqemi me të gjitha forcat të kapërcejmë situatën me dëmet më minimale", u shpreh kryeministri gjatë mbledhjes së qeverisë.

Berisha theksoi situata e krijuar ditët e fundit nga reshjet e dendura të shiut duhet të përballohet me sukses duke shmangur çdo humbej materiale.

Në mbledhjen e qeverisë, Berisha u shpreh se institucionet vendore dhe ato lokale duhet të marrin masat urgjente që shtimi i reshjeve të mos sjellë situata emergjence.

m.xh/NOA

KOMENTE