Tiranë, 24 shkurt, NOA - Nëse numri i studentëve është 3-fishuar kohët e fundit në vendin tonë, numri i pedagogëve ende nuk janë 2-fishuar dhe ky përbën një problem akoma serioz për cilësinë e tyre.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë kryeministri Berisha, sipas të cilit ka nevojë për rishikimin e raporteve mes atyre që japin dhe atyre që marrin mësim nëpër auditoret e universiteteve.
"Raporti student-pedagog, në tërësi është i papranueshëm për vendin tonë. Ky raport ka qenë edhe 4 vjet më parë, imagjinoni si është bërë ai tani, që ka arritur në disa mijëra më shumë niveli i studentëve", tha lidhur me një fakt të tillë, kryeministri Berisha.
Prandaj, ai urdhëroi ministrin e Arsimit Myqyrem Tafaj, që të bëhen të gjitha ndryshimet në aktet ligjore dhe nënligjore, në mënyrë që të përcaktohet numri i saktë i pedagogëve në universitete.
n.e/NOA