English

Blushi: Qesharake hyrja e dalja nga Kuvendi

Tiranë, 24 shkurt, NOA Update - Do të ishte qesharak fakti që Partia Socialiste të hynte dhe të dilte nga parlamenti.

Një fakt të tillë e ka pohuar deputeti socialist Ben Blushi, menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, i cili ka marrë vendimin për futjen në seancën e nesërme plenare.

Sipas Blushit, "është koha për të thënë se ky 6-mujor bojkoti ka qenë i harxhuar kot".

"Nuk arritëm dot të hapim kutitë dhe të bëjmë zgjedhje të parakohshme, apo edhe të bindim ndërkombëtarët", lëshoi kritika të ashpra kreu i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në selinë rozë.

Më tej, ka shtuar se Partia Socialiste me këtë bojkot nuk bëri gjë tjetër veçse "ka turbulluar ujërat brenda vetes duke krijuar situata konfliktuale brenda saj dhe ka ngritur shumë pikëpyetje për të ardhmen e saj si forcë politike".

"E përshëndes vendimin për të hyrë në Kuvend edhe pse i vonuar. Mbledhja e grupit parlamentar ka qenë me provokime", tha në fund Blushi.

n.e/NOA

KOMENTE