Gjermani, 24 Shkurt NOA - Janë mbyllur dy ndeshjet e para të Champions League për këtë javë ku Barcelona është ndalur në një barazim me Shtutgardin ndërsa Borodja ka fituar në transfertë me Olimpiakosin.
Për sa i përket sfidës së parë ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh falë golit të Cacau në minutën e 25 të pjesës së parë ku më pas ata patën dhe mundësinë për të dyfishuar rezultatin.
Më pas ka menduar suedezi Zlatan Ibrahimoviç i cili ka çuar rezultatin në barazpeshë në minutën e 52 të sfidës. Me këtë rezultat ekipi i Pep Guardiolës ishte mjaft i kënaqur ndërsa për sa i përket vendasve mund të themi se u mjaftuan me këtë rezultat final.
Në sfidën tjetër e cila pati fitues kampionët në fuqi të Francës, ekipin e Bordos mund të themi se mundësitë e Oplimpjakosit për tu kualifikuar janë shumë të pakta. Deçisiv ishte goli i Cianu në minutat shtesë të pjesës së parë i cili vendosi dhe rezultatin përfundimtarë të garës që do të mbetej i tillë deri në fund të saj.
r.b/NOA