English

Djali i liderit të Hamasit, spiun i Izraelit

Izrael, 24 shkurt, NOA - Një nga burimet më të sigurta të shërbimit Izaelit kundër palestinezëve, ka qenë vetë djali i një prej themeluesve të organizatës terroriste Hamas.

Lajmi bëhet i ditur nga një gazetë izraelite, e cila raporton se djali i njërit nga themeluesit e Hamasit ka bërë punën e informatorit për inteligjencë izraelite për më shumë se një dekadë.

Gazeta "Haarec" shkruan se Mosab Hasan Jusuf, ishte njëri nga burimet më të vlefshme të shërbimit të sigurisë Shin Bet, dhe ka ndihmuar të parandalohen dhjetra shpërthime vetëvrasëse kundër izraelitëve.

Babai i tij, Sheik Hasan Jusuf, është njëri nga udhëheqësit më të mëdhej të Hamasit në Bregun Perëndimor.

Ai aktualisht po vuan dënimin prej gjashtë vjet burg në një burg të Izraelit.

Jusuf u konvertua në Krishterizëm 10 vjet më parë, ndërsa në vitin 2007 u shpërngul në Shtetet e Bashkuara, ku po shkruan një libër për përvojat e tij.

Shërbimi izraelit i sigurisë nuk e ka komentuar raportin.

NOA/EL

KOMENTE