English

FSHF penalizon ekipe dhe lojtarë

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar me disa masa të ashpra ekipet dhe lojtarët të cilët janë përfshirë së fundmi në skandale të dhunës nëpër stadiumet shqiptare. Kështu, ky organizëm ka marrë vendimin për përjashtimin e përjetshëm nga futbolli të lojtarit Altin Hodo, pasi goditi gjyqtarin anësor gjatë ndeshjes Gramozi-Vllaznia.

Më tej, Komisioni i Disiplinës ka penalizuar edhe ekipin e Kastriotit me 1 milionë lekë për tërheqjen nga loja, ndërsa fusha e ekipit të Gramozit është dënuar me dy ndeshje.

n.e/NOA

KOMENTE