English

I rrihnin burrat, 4 gra merren në mbrojtje

Durrës, 24 shkurt, NOA - Katër gra kanë paraqitur pranë organeve policore denoncimin e tyre lidhur me bashkëshortët, të cilët i rrahin dhe i dhunojnë në mënyrë sistematike.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga forcat policore të Durrësit, sipas të cilave për rastet në fjalë u kryen veprimet e para hetimore dhe u lëshuan urdhërat e menjëhershëm të mbrojtjes së tyre.

Sipas të dhënave, denoncuesja e parë është një grua 40-vjeçare me inicialet L.B., lindur dhe banuese në qytetin e Durrësit, e cila ka denoncuar faktin se i shoqi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke e rrahur, keqtrajtuar e kërcënuar në mënyrë sistematike.

Ndërsa e dyta është një vajzë 29-vjeçare, edhe kjo banuese në qytetin e Durrësit, e cila pretendon se është dhunuar në mënyrë sistematike.

Kurse gruaja e tretë mban inicialet V.V. dhe ka moshën 35-vjeçe, lindur dhe banuese në Sukth të Durrësit.

E fundmja që ka denoncuar burrin e saj ka qenë një 25-vjeçare me inicialet A.K, edhe kjo banuese në Sukth të Durrësit, e cila pretendon të jetë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj.

n.e/NOA

KOMENTE