{youtube}zaF2SuJFQbU{/youtube}
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, paralajmëroi anëtarët evropianë të NATO-s se, po qe se ata nuk i modernizojnë ushtritë e tyre dhe nuk rrisin buxhetin e mbrojtjes, Aleanca trans-atlantike rrezikon të shihet me sy të dobët nga pjesa tjetër e botës. Zoti Gejts i bëri këto komente më 23 shkurt, në një forum ekspertësh, që ishte ngarkuar me rishikimin e konceptit strategjik të NATO-s.
Ai tha se përderisa aleanca 61-vjeçare ka siguruar me sukses paqen në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, mospajtimet në kontinent ndaj forcës ushtarake kanë komprometuar aftësinë e NATO-s për të penguar agresionin. Gejts paralajmëroi se derisa vendet anëtare të NATO-s nuk i mbajnë të fuqishme ushtritë e tyre, Evropa do të jetë e prekshme nga kërcënimet. Fjalimi i Gejtsit është njëri nga tri adresimet publike, të bëra nga anëtarët e ekipit kombëtar të sigurisë të presidentit Barak Obama, në dy ditët e fundit. Më 21 shkurt, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, adresoi të ardhmen e NATO-s. Edhe këshilltari për siguri kombëtare i presidentit, Xhejms Xhons, bëri të njëjtën pas fjalimit të zotit Gejts. /RFE/