English

Malaj: Ja 6 pikat e diskutuara në mbledhjen e Grupit të PS

Zyrtare: Grupi i PS vendos thyerjen e bojkotit

Nesër opozita hyn në Kuvend

Rama: Nuk i marrin dot peng mandatet e PS

Blushi: Qesharake hyrja e dalja nga Kuvendi

Tiranë, 24 Shkurt NOA - Momentet kryesore të diskutimit në Grupin parlamentar të PS për ndërprerjen e bojkotit, i ka publikuar pak minuta më parë Arben Malaj, i njohur si një ndër deputetët e majtë që kritikon qëndrimin e Edi Ramës për bojkotin opozitar të Parlamentit.

Z. Malaj ka paraqitur gjashtë pikat e diskutuara sonte në mbledhjen e grupit socialist, pika të cilat i gjeni të listuara më poshtë:

1. Vendimet politike duhet të përgatiten nga Kryesia e Partisë Socialiste. Ky funksion organizativ është i detyrueshëm sipas rregullave organizative aktuale. Funksioni i forumeve rrit cilësinë e vendimeve politike, lehtëson kohezionin e forumeve dhe e bën një forcë politike më efektive.

2. Oferta jonë politike e paraqitur sot është e paqartë. Nëse ajo nënkupton thjesht betimin dhe paraqitjen e projekt ligjit dhe pastaj daljen sërish nga parlamenti, kjo nuk është ndërprerje bojkoti, por një veprim politik i cunguar, jo i plotë dhe jo efektiv.

3. Partia Socialiste duhet të tregojë realisht se do të fillojë një opozitë produktive në parlament. Ne duhet të bëjmë organizimin e plotë të Grupit parlamentar. Së pari, të përzgjedhim drejtuesit politikë të Grupit parlamentar dhe së dyti, e paraqesim në seancë propozimet konkrete për përfaqësuesit e Partisë Socialiste në komisionet dhe delegacionet parlamentare.

4. Ne duhet të përgatitemi dhe të përfaqësojmë një opozitë parlamentare sa më të suksesshme në sallën e parlamentit për sfidat e vendit tonë.

5. Mbështes kushtëzimin e votimeve në parlament me trajtimin me prioritet nga parlamenti të projekt-ligjit që do të propozojë Partia Socialiste për transparencën e zgjedhjeve, duke mos ju rikthyer në bojkot, por duke kushtëzuar agjendën parlamentare.

6. Çdo dalje nga parlamenti nesër, duke bërë vetëm betimin dhe duke dorëzuar vetëm projekt-ligjin, e zbeh veprimin tone politik dhe e bën më të vështirë rikthimin në parlament në një kohë të dytë. Në këtë rast ne do të humbitnim kohë për sfidat tona politike.

e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin:

Zyrtare: Grupi i PS vendos thyerjen e bojkotit

Nesër opozita hyn në Kuvend

Rama: Nuk i marrin dot peng mandatet e PS

Blushi: Qesharake hyrja e dalja nga Kuvendi

KOMENTE