English

Mbyllen shkollat në 7 komuna

Shkodër, 24 shkurt, NOA - Komisioni i Emergjencave Civile në qarkun e Shkodrës vendoi sot mbylljen e shkollave në shtatë komuna si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Bëhet fjalë për komunat Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi, Lagjet Bahçallek, Ajasëm, Livadhe.

Sipas ministrisë së Brendëshme dhe Komisonit të Emergjencave marrja e masave nga Drejtoria Rajonale e Arsimit për mbylljen e shkollave në këto komuna duhet të bëhet për 24 orët në vijim.

Gjithashtu Komisioni i Emergjencave kërkoi vënien në dispozicion të KECQ të njërit nga konviktet e shkollave të mesme profesionale për akomodimin e komunitetit që mund të evakuohet.

Drejtuesit Komisionit në qarkuan e Shkodrës kanë kërkuar dhe marrja e masave nga kryetarët e komunave për lajmërimin e komunitetit në rast evakuimi duke bashkëpunuar me strukturat e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

m.xh/NOA

KOMENTE