English

Nimic: Bisedimet për emrin, konstruktive

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Konstruktive dhe shumë serioze. Kështu i ka cilësuar ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit të Maqedonisë, Matheu Nimic, pas takimeve në Shkup me autoritetet vendase. "Pjesët e zgjidhjes janë të ditura mirë, por si do të paketohet zgjidhja ende nuk dihet", tha ai lidhur me një fakt të tillë. Më pas shtoi se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë e shpejtë dhe se momenti për një gjë të tillë ka ardhur.

Ai shtoi më tej se ka bërë disa sugjerime për emër kompromisi, nga propozimet që kanë qenë më parë në tavolinë.

Ndërkaq, pas Shkupit, pasnesër Nimic do të vizitojë Athinën, ku do të takohet me zyrtarë të lartë vendas për të diskutuar mbi çështjen e emrit.

n.e/NOA

KOMENTE