English

Prifti: Blackout, nga shkarkimi i rrufesë

Tiranë, 24 shkurt, NOA Update - Shkarkimi i rrufesë në hidrocentralin e Vaut të Dejës, ka qenë shkaku kryesor i mbetjes së gjithë Shqipërisë në një black-out, i cili e la mbarë vendin në errësirë për më shumë se 40 minuta. Kështu ka pohuar për mediat publikisht sot, ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, sipas të cilit rrufeja shkaktoi stakimin e linjës së Podgoricës dhe asaj të Tiranës.

"U krijua një ngarkesë në sistemet e tjera dhe patëm një ngarkesë të sistemit elektrik, por ekipet tona ishin në gadishmëri dhe arritën të ngrinim sistemin për një periudhë 30 minutëshe për Tiranën dhe 40 minuta për rrethet", shpjegoi Prifti.

"Black out-i" ndodhi rreth orës 21:00, duke shkaktuar terr në të gjithë vendin. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bëri të ditur se shkak ishte bërë një rrufe goditi Vaun e Dejës duke shkaktuar një efekt domino, duke sjellë shkëputjen e linjës së Malit te Zi. Kjo ka bërë që i gjithë sistemi energjetik në vend të stakohet dhe rikthimi i energjisë është bërë i mundur pas ndërhyrjes së specialistëve të KESH-it.

n.e/NOA

KOMENTE