Tiranë, 24 shkurt, NOA - Ministria e Transporteve ka publikuar sot listën e rrugëve që janë bllokuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës në zona të ndryshme të vendit. Sipas ministrisë janë katër rrugë kryesore që janë bllokuar si pasojë e dëmtimeve dhe 18 rrugë të tjera që kanë probleme për qarkullimin e mjeteve.
Rrugët e bllokuara janë; Pukë -Fushë Arrës në 2 km në dalje të qytetit, e cila është shembur në një gjatësi rreth 40 m, gjë që ka sjellë dhe bllokimin e këtij aksi .
Aksi i dytë rruga, Qafë - Mali Fierëz, në fshtin Porovë dhe Fierëz, rrugë e cila është e bllokuar si pasojë e shembjet masive të dherave.
Aksi i tretë që është bllokuar është Lozhan - Moglicë në Korçë, e cila është bllokuar si rezultat i shembjeve masive.
Aksi tjetër i bllokuar është ai Librazhd -Peshkopi nga Dregalica - Stebleve i është i pakalueshëm si pasojë e reshjeve të dëborës.
"Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale në Qarqe dhe Firmat Kontraktore për Mirëmbajtjen Dimërore të rrugëve janë në gatishmëri të plotë me njerëz dhe mjete për zgjidhjen e situatës", thuhet në njoftimin e ministrisë së Transporteve në lidhje me situatën.
m.xh/NOA