English

Rrugët me probleme në gjithë vendin

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Ministria e Transporteve deklaron se janë rreth 20 rrugë në gjithë vendin, në të cilat drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë kalimit.

Dëmtimi i tyre ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës. Por sipas ministrisë së transporteve, situata në këto akse nuk paraqitet alarmante.

Kështu sipas ministrisë, aksin Burrel-Klos, vendin e quajtur Çezma e Dungut, rruga është me një kalim.

Unaza e Bulqizës është e përmbytur dhe trafiku është devijuar përmës qytetit. Rruga Shëngjin - Kune është e bllokuar nga uji dhe qarkullimi i mjeteve kryhet nga rrugët anësore.

Po ashtu dhe në aksin Fushë Arrëz- Iballë lumi ka gërryer shtratin e rrugës pranë fshatit Kryezi. Sipas ministrisë rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e vogla.

Edhe në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë ka rrëshqitje të mëdha dhe rruga është e kalushme me një kalim. Në aksin Tepelenë - Këlcyrë - Çarshovë, ministria bënë të ditur se ka tre shkarje dhe qarkullimi kryet me një kalim.

Ndërsa në aksin Tepelenë - Memaliaj, në Runaj, rruga është e kalueshme me një kalim.

Në aksin Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur Jonufer kilometri i 9, ka një çedim të trupit të rrugës dhe shkarje dherash, si pasojë rruga është me një kalim. Edhe në aksin rrugor Sarandë - Qafë Muzinë, në Shtreg, qarkullimi kryhet me një kalim.

Në rrugën Vlorë-Selenicë, në vendin e quajtur Bishti i Malit, qarkullimi kryhet me vështirësi me një kalim.

Po ashtu dhe në aksin Vlorë -Tepelenë nga Qaf Dushku deri në Qafë Dorëz ka rënie gurësh dhe inertesh dhe copëtim të rrugës në disa vend, qarkullimi kryhet me një kalim.

Ministria bënë të ditur se në aksin rrugor Vlorë-Borsh, në dalje të Borshit dhe Piqerasit ka çedim të trupit të rrugës. "Është vendosur sinjalistika, rruga është me një kalim në zonën e Dukatit", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Një tjetër rrugë me probleme është dhe ajo Fier - Fratar, në vendin e quajtur Qafë Lalaj ka pasur rrëshqitje dheu. Qarkullimi është me një kalim, gjithashtu po në këtë aks në Greshnicë, rruga është me një kalim.

Edhe në rrugën Poliçan- Çorovodë ka probleme si pasoj e rrëshqitjeve, pranë fshatit Rripi i Strores qarkullimi kryhet me një kalim. Ministria sqaron se dhe në hyrje të Çorovodës vazhdon të jetë e aktivizuar një rëshqitje e disa ditëve më parë dhe rruga është hapur vetëm me një kalim.

Ministria sqaron se dhe në aksin Kakome- Qafë Dërras, ka shkarje të dherave e për pasojë qarkullimi i kryet me një kalim.

Probleme ka pasur dhe në dalje të autostradës Lushnjë -Fier. Ministria deklaron se rruga është e përmbytur për shkak të reshjeve të shumta dhe qarkullimi kryet nëpërmjet devijimit nga rruga e vjetër.

Sipas në segmentet Rreshen-Kurbnesh dhe Kurbnesh-Lurë, qarkullimi kryhet pa probleme.

m.xh/NOA

KOMENTE