English

SHBA Iranit: Edhe durimi e ka një fund

Uashington, 24 shkurt, NOA - Po kalon koha dhe durimi rreth programit bërthamor që Irani po përgatit në fshehtësi të plotë ndaj ndërkombëtarëve.

Ky është reagimi më i fundit zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas të cilave nëse Irani vazhdon t'i zhvillojë kapacitetet për pasurimin e uraniumit, do të përballet me pasoja serioze.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, sipas të cilit edhe durimi i ndërkombëtarëve ndaj "kapriçove" të Iranit, e ka një fund.

Ndërkaq, Teherani zyrtar në një dokument konfidencial i ka paraqitur formalisht kushtet e veta ndaj Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore që të heqë dorë nga pjesa më e madhe e uraniumit të pasuruar. Thuhet se në këtë letër Teherani përcaktuar kushte, të cilat në fakt nuk e plotësojnë atë që kërkohet nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera ndërkombëtare. n.e/NOA

KOMENTE