English

"Shkupi 2014" të shprehë multietnicitetin

Shkup, 24 shkurt, NOA - Zv/kryeministri për çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, Abdylaçim Ademi, ka theksuar se projekti "Shkupi 2014" por edhe çdo projekt tjetër në këtë vend duhet të shprehë multi-etnicitetin. Ai këtë e ka theksuar në promovimin e programit "Përmirësimi i dialogut ndëretnik dhe bashkëpunimit midis komuniteteve" të financuar nga qeverisa spanjolle, ndërsa ealizohet nga sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

"Maqedonia është një vend shumetnik dhe çdo projekt që duhet të realizohet duhet të shprehë frymën e multietnicitetit", ka nënvizuar Ademi duke komentuar projektin "Shkupi 2014". Kryetari i DR-së, Imer Selmani ka nënvizuar se qeveria duhet të ndërpresë investimet marramendëse në përmendore e muze dhe të fokusohet në gjendjen sociale të qytetarëve.

"Më vjen keq që investohen miliona euro për përmendore dhe muze. Këto para jepen për rrënimin e marrëdhënieve ndëretnike. Ky projekt vetëm me videoprezentimin e bërë ka rrënuar tejmase marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa ka sinjale për rrënimin e mëtejshëm", ka theksuar Selmani.

NOA-INA

KOMENTE