English

Shtyhet afati i komandove në Çad

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Qeveria gjatë mbledhjes së sotme ndërmori shtyrjen e afatit të qëndrimit të kompanisë së Forcave të Armatosura shqiptare në misionin "Minurcat" të OKB- në Çad dhe në Afrikën Qendrore. Me anë të një vendimi të posaçëm, u parashikua shtyrja e qëndrimit të këtyre trupave deri më 30 qershor 2010. "Misioni shqiptar do të jetë i njëjtë me misionin që kompania ka aktualisht, sigurimi dhe ruajtja e Shtabit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në N'Djamena, kryeqytet i Republikës së Çadit", parashikon vendimi në fjalë.

Më tej, thuhet se ushtarakët që do të marrin pjesë, në vazhdim, në misionin "Minurcat",të OKB-së, për ditët e qëndrimit në këtë mision, do të marrin veç pagës mujore, edhe një shpërblim ditor për vështirësi shërbimi.

Duke përfunduar se shpenzimet, për pjesëmarrjen e kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në këtë mision, janë ato të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për misionin aktual, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, të lidhura për këtë qëllim.

n.e/NOA

KOMENTE