English

Sot 3 milionë grekë në grevë kombëtare

Athinë, 24 shkurt, NOA - I gjithë shteti grek do të futet sot në një grevë kombëtare kundër atij që punonjësit e tij e kanë vlerësuar si "program i ashpër kursimesh nga qeveria socialiste".

Janë mëse 3 milionë persona të cilët nisin sot një grevë të përgjithshme, duke paralizuar në këtë mënyrë sektorët kryesorë të shtetit fqinj.

Bëhet fjalë për të gjitha fluturimet, të cilat janë ndaluar sot të kryhen drejt shtetit grek, si edhe bllokimin e të gjitha mënyrave të transportit, që nga metroja dhe autobusat, pasi edhe shoferët e tyre do të hyjnë në grevë.

Ndërkaq, edhe të gjitha zyrat në administratën shtetërore, shkollat dhe universitetet qëndrojnë të mbyllura.

As në radio dhe në televizion nuk do të kryhet asnjë transmetim lajmesh.

Kjo pasi ky program parashikon ndër të tjera disa shkurtime në shërbimet publike, në uljen e pagave për zyrtarët si dhe shkurtime të tjera në fushën e shërbimeve sociale.

n.e/NOA

KOMENTE