Tiranë, 24 shkurt, NOA - Studentët e Akademisë së Arteve do të vijnë në skenën e Teatrit Kombëtar, sonte, ora 19.00, në sallën e vogël, ku do të shfaqet "Prometeu" i Eskilit, me regji të Arbër Jakllarit. Shfaqja vihet në skenë nga studentët e regjisë në Akademinë e Arteve.
Roli i Prometeut interpretohet po nga Arbër Jakllari.
Në kor janë Oriana Cama, Xheni Demi, Endri Çela, Aldion Matarangasi. Balerinë: Endrit Klosi, Andia Mile, Ardit Logu, Elona Zyberi. Koreografia është e Armela Agës. Skenografia dhe kostumet të Sabri Bashës. Kamera dhe montazhi të Fatos Kalajxhiut. Kjo vepër e Eskilit nuk është vënë ndonjëherë nga ndonjë trupë shqiptare profesioniste.
m.s/NOA