English

Urgjent/ Nesër opozita hyn në Kuvend

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Opozita do të jetë e pranishme ditën e nesërmenë seancën parlamentare, për herë të parë pas muajsh të tërë bojkoti për shkak të pakënaqësive të shkaktuara lidhur me administrimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Një fakt të tillë sapo e ka bërë me dije publikisht vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sonte, para mbledhjes së grupit parlamentar socialist, gjatë së cilës pritet të diskutohet dhe zyrtarizohet vendimi i hyrjes së deputetëve në Kuvend.

"Ky është një hap që ne e marrim për të treguar se nuk i pengojmë reformat dhe se i japim shansin mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike", deklaroi konkretisht Rama lidhur me një fakt të tillë.

Sipas tij, ky vendim ndërmerret për të siguruar hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit, gjithmonë nëse mazhoranca do të jetë gati për një hap të tillë.

Gjithsesi, Rama ka shtuar se nuk do të ketë ndryshim rezultati zgjedhor, vetëm se synohet, ajo që socialistët këmbëngulin prej muajsh: transrapenca e procesit zgjedhor.

"Do të jemi në Kuvend, jo për të qëndruar mbi kutitë e votimit, por për t'i hapur ato", tha z.Rama.

n.e/NOA

Me shume mbi argumentin: Rama: Nuk i marrin dot peng mandatet e PS

KOMENTE