English

Vdes kubanezi i grevës së urisë

Havana, 24 shkurt, NOA - Ai kishte më shumë se dy muaj që kishte hyrë në grevë urie duke protestuar kundër kushteve të këqija të burgimit në të cilat mbahej prej autoriteteve por duket se askush nuk e ka vrarë mendjen për këtë, aq sa e kanë lënë të vdesë. Fjala është për të burgosurin e njohur politik, Orlando Zapata, i cili vdiq në moshën 42-vjeçare. Ai ishte një aktivist i njohur për të drejtat e njeriut dhe u dënua në vitin 2003 me 18 vjet burg, për shkak të së ashtuquajturës "prishje të rendit publik".

Ai ishte në fakt anëtar i grupit opozitar "Alternativa republikane" dhe javën e kaluar, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore doli nga burgu për t'u shoqëruar në spital, ku mesa duket ka gjetur edhe vdekjen. n.e/NOA

KOMENTE