English

Vritet në aksident me makinë të vjedhur

Rodos, 24 Shkurt - Një emigrant shqiptar, 37 vjeçar, gjeti vdekjen pas një aksidenti ku u përfshi me një motor të cilin policia tha se rezultonte i vjedhur, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi në lokalitetin Çairi, në ishullin grek të Rodosit dhe viktima është Avni Kadri Manuka, 37 vjeç, emigrant me leje të rregullt qëndrimi nga Shqipëria.

Gjithçka ndodhi në orën 01.00 të ditës së djeshme në kilometrin e tetë të rrugës së re Çairi- Aeroport i Rodosit.

Viktima humbi kontrollin e motorit dhe përfundoi jashtë rrugës duke pësuar plagë fatale që i morën jetën pak çaste më vonë.

Policia tha se motori i tragjedisë i ishte vjedhur më 20 janar të këtij viti një qytetari grek në Afandu i cili kishte bërë denoncimin në policinë e Arhaleut.

Edhe targat që mbante motori ishin po ashtu të vjedhura, njoftoi policia.

n.s/NOA

KOMENTE