Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zakeroni është mjaft optimist në ndeshjen me Ajaksin
English

Zakeroni është mjaft optimist në ndeshjen me Ajaksin

Torino, 24 Shkurt NOA - Trajneri i Juventus Alberto Zakeroni është shprehur mjaft optimist për sa i përket ndeshjes e cila e pret ekipin e tij në Europa League me Ajaksin.

Në ndeshjen e parë Juventus ka arritur të marrë një rezultat tepër pozitiv duke arritur të fitojë në Holandë me rezultatin 2 me 1 dhe duke qenë kështu ekipi më i favorizuar për tu kualifikuaer më tej.

Zakeroni i ka kërkuar ekipit të tij që të kenë mjaft kujdes në ndeshjen e kthimit e cila do të luhet ditën e ejnte në mbrëmje.

Sipas teknikut bardhë e zi, Ajaksi është një ekip që zhvillon një lojë mjaft të bukur dhe ka një kolektiv lojtarësh që njihen mirë me njëri tjetrin, të cilët sulmojnë dhe mbrojnë njëkohësisht.

Për sa i përket ekipit të ti Zakeroni ka një armë më shumë pasi në radhët e ekipit të tij tashmë është kthyer Camoranesi i cili mund të aktivizohet në këtë sfidë që në minutën e parë. Ajo çka e shqetëson më shumë teknikun është gjendja e Buffon pasi ai është ankuar për një dëmtim në këmbën e tij të djathtë dhe Zakeroni shpreson që pas një kontrolli më të detajur të mos ketë diçka serioze për portierin e tij kryesor.

r.b/NOA

KOMENTE