Tiranë, 24 shkurt, NOA - Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve i ka dërguar një letër-ankesë Agjencisë Kombëtare të Komunikimeve Elektronike dhe Postare lidhur me konstatimin që ajo ka bërë "që në tregun e komunikimeve elektronike dhe përkatësisht në tregun e komunikimeve të telefoninë celulare dhe fikse, në përdorimin e komunikimit online, ka abuzime të ndryshme në dëm të konsumatorëve shqiptarë".
"Këtu përfshihen abuzime me mesazhet duke faturuar mesazhe të dublikuara apo deri të të treplikuara në fushën e telefonisë celulare; heqje te shërbimeve të caktuara në telefoninë celulare dhe fikse duke u zëvendësuar me shërbime të reja të pakërkuara të cilat kërkojnë pagesa më të larta dhe çorodisin konsumatorët; ofrim shërbimesh në komunikimet e telefonisë celulare pa treguar koston e vërtetë të tyre për konsumatorët; abuzime me oferta në telefoninë celulare që në pamje të parë duken shumë të mira dhe më pas rezultojnë se prodhojnë efekte me pasoja shumë të rënda financiare për konsumatorët; abuzime me shërbimet online duke mos ofruar shërbimin e kontraktuar në kohë apo sasi; favorizime të tregut të zi duke iu hequr qytetarëve të drejtën e përdorimit në komunikimet telefonike nëpërmjet kabinave telefonike pasi mungojnë në treg kartat me parapagesë të telefonisë fikse; rritje të paligjshme të çmimeve në treg nga kompani celulare nëpërmjet ofrimit të kartave me parapagesë të caktuara të cilat ofrojnë çmime më të larta se sa ai i vendosur nga AKEP dhe mbi të gjitha njëanshmëri e dukshme dhe e dëmshme në të gjitha kontratat e kompanive me konsumatorët.
"Ne e kërkojmë që seanca të organizohet para datës 15 mars 2010, e cila është Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve", përfundon kërkesa në fjalë.
n.e/NOA