Zyrtare: Grupi i PS vendos thyerjen e bojkotit
Nesër opozita hyn në Kuvend Rama: Nuk i marrin dot peng mandatet e PS Blushi: Qesharake hyrja e dalja nga KuvendiTiranë, 24 shkurt, NOA - Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar socialist, e cila ka konkluduar me zyrtarizimin e vendimit të futjes në seancën e nesërme parlamentare të deputetëve.
Në këtë mënyrë, ata kanë thyer bojkotin gati 6-mujor që i kanë bërë institucionit të legjislativit me pretendimin për të kryer me çdo kusht transparencën e procesit të 28 qershorit.
Lajmi konfirmohet nga burime brenda grupit parlamentar socialist posaçërisht për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pranuar në këtë mënyrë faktin e "tërheqjes" nga vendimi ekstrem që zgjati prej disa muajsh për të mos shkelur në Kuvend pa u hapur kutitë e 28 qershorit.Kështu, është vendosur që 64 deputetët socialistë të jenë nesër në Kuvend, ku pritet të paraqesin aty edhe një projektligj mbi hetimin për procesin zgjedhor.
Bëheti me dijeni paraprakisht se ata kanë firmosur edhe nisma ligjore konkrete për hetimin e zgjedhjeve.
Tani deputetët socialistë janë duke dalë nga mbledhja e grupit parlamentar dhe pritet që ata të prononcohen për media lidhur me vendimin dhe debatet e kryera brenda saj ... (vijon)
n.e/NOA