Tiranë, 25 shkurt, NOA - Autoritetet angleze kanë investuar katër milionë euro për modernizimin e policisë shqiptare. Programi i nisur dy vite më parë ka pasur të bëjë me futjen e teknologjisë moderne në strukturat e gjetjes dhe parandalimit të krimit në vendin tonë.
Sot ministrinë e Brendshme ka firmosur mbylljen e këtij programi me të financuar nga Mbretëria e Bashkuar.
Sipas ministrisë së Brendshme falë këtij programi në Institutin e Policisë Shkencore janë implementuar metoda dhe janë instaluar sisteme dhe pajisje moderne për ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, përfshirë edhe instalimin në vitin e kaluar të pajisjeve për ekzaminimet me anë të ADN-së.
Në ceremoni e mbylljes së programit kanë qenë të pranishëm Zëvendësministri i Brendshëm Avenir Peka, Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Fiona Mclluham, Drejtori i Institutit të Policisë Shkencore Ajdin Mborja, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj dhe zëvendësdrejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda Kosta Beluri.
Programi "Për modernizimin e Policisë Shkencore", ka filluar në vitin 1998 dhe është përmbyllur në Dhjetor 2009.
Duke e cilësuar sistemin e ekzamiminit të ADN-së një mjet të fuqishëm në arsenalin e Policisë Shkencore, Ambasadorja Mcllëham u shpreh se modernizimi i këtij sektori të Policisë së Shtetit kontribuon në reformat më të gjera dhe progresin drejt një sistemi gjyqësor të përgjegjshëm dhe transparent që e kërkon BE dhe që e meriton populli shqiptar.
m.xh/NOA