Tiranë, 25 shkurt, NOA - Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot nga administrata që po harton përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Europian, që të jenë më përmbledhës me përgjigjet.
Deklarata e kryeministrit, Sali Berisha u bë sot gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për Integrimin e vizave.
"Duhet të jeni më përmbledhës me përgjigjet, që edhe të tjerët ti lexojnë me kënaqësi përgjigjet", u shpreh kreu i qeverisë.
Berisha ka theksuar se procesi i përgjigjeve të pyetësorit të KE-së është harta mbi të cilën do të punohet për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se shqyrtimi i tetë kapitujve të rinj të pyetësorit të KE-së tregon se administrata po e përmbush detyrën për përgjigjet e tyre në kohë rekord.
Vetëm një javë më parë, Komitetit Ndërministror për Integrimin shqyrtoi shtatë kapituj.
m.xh/NOA