Tiranë, 25 shkurt, NOA - Reshjet e shiut pak ditësh në zonën e Shkodrës kanë shkaktuar përmbytjen e 108 shtëpive dhe 5350 hektarë tokë. Lajmi konfirmohet nga ministria e Brendshme e cila kë bërë dhe bilancin e parë të situatës në qarkun Shkodrës për përmbytjen e dytë brenda pak ditësh në këtë zonë.
Konkretisht në Shkodër janë përmbytur 50 ha tokë, 5 shtëpi dhe 27 të tjera janë të rrethuara nga uji.
Në Dajç, janë përmbytur 1600 hektarë tokë 35 shtëpi dhe 150 shtëpi të tjera të rrethuara nga uji.
Në komunën Ana Malit janë përmbytur 1000 hektarë tokë, 15 shtëpi dhe 163 të tjera janë rrethuar nga uji.
Në komunën Velipojë janë përmbytur 700 hektarë tokë, 53 shtëpi të përmbytura dhe 150 të rrethuara nga uji.
Në komunën Bërdicë janë përmbytur 1000 hektarë tokë dhe janë rrethuar nga uji 71 shtëpi.
Në komunën Bushat janë përmbytur 700 hektarë tokë dhe janë rrethuar nga uji 30 shtëpi.
Në komunën Guri i Zi janë përmbytur 300 hektarë dhe janë të rrethuara nga uji në 130 shtëpi.
Ministria e Brendwshme sqaron se "strukturat e angazhuara për përballimin e situatës së krijuar në Qarkun e Shkodrës si pasojë e reshjeve të shumta të tri javëve të fundit, janë duke vepruar në terren në zbatim të detyrave të përcaktuara nga Komisioni i Emergjencës Civile".
m.xh/NOA