English

Buza, Çene dhe Kokonozi në "DidArt"

Tiranë, 25 shkurt, NOA, Milena Selimi- I njohur dhe i respektuar në tregun e artit pamor, Galeria DidArt vazhdon të jetë present në këtë fushë të artit, ku së fundmi është hapur ekspozita e tre piktorëve, Kujtim Buza, Adrian Çene dhe Shkëlqim Kokonozi.

Ata prezantohen në një ekspozitë të përbashkët në galerinë "DidArt" në Tiranë që do të qëndrojë e hapur deri në fund të shkurtit.

Dymbëdhjetë veprat e ekspozuara i përkasin kryesisht gjinisë së peizazhit dhe portretit dhe

janë të realizuara në vaj në kanavacë. Të gjitha janë krijuar në vitin 2009 dhe ekspozohen për herë

të parë për publikun. Në qendër të veprave të piktorit Buza janë kryesisht peizazhet shqiptare.

Buza gjatë veprimtarisë së tij si piktor ka hapur pesë ekspozita personale dhe dhjetëra të tjerave të përbashkëta.

m.s/NOA

KOMENTE