English

EFB: Kosova e Shqipëria, vende optimiste

Prishtinë, 25 shkurt, NOA - Kosova, së bashku me Shqipërinë, mbeten ndër vendet më optimiste në rajonin e Ballkanit.

Kështu pohon të paktën një sondazh i Fondit Evropian për Ballkanin (EFB) në bashkëpunim me Gallup Europe dhe në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Rezultatet e tij u përmendën gjatë tryezës "Paradoksi kosovar: optimizmi i lartë kundrejt sfidave europiane".

Sipas rezultateve të sondazhit, edhe pse 60% e qytetarëve të Kosovës thonë se me vështirësi paguajnë faturat e shërbimeve publike, 2/3 e qytetarëve të saj ose 67%, prapë janë të kënaqur me standardin e jetesës.

E megjithatë, dëshira në këto vende për të emigruar mbetet sërish e lartë, edhe pse në dukje optimistë për jetën.

Gjermania, Zvicra dhe SHBA mbeten shtetet e preferuara, ndërsa paraqiten të kënaqur me bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare.

Ndërkaq, për serbët e Kosovës është rritur pakënaqësia për shkak të pavarësisë së Kosovës, nga 74% në 80% në krahasim me vitin e kaluar dhe vetëm 12% e tyre mendojnë se mund të jetojnë në paqe me shqiptarët në një Kosovë të pavarur.

n.e/NOA

KOMENTE