Ambasadorja Britanike dorëzon pajisjet ADN për Policinë Shkencore
English Version Below
Tiranë, 25 Shkurt NOA - Ambasadorja Britanike ne Shqipëri, Fiona McIlwham, mori pjese sot ne një ceremoni për kalimin ne dorëzim te pajisjeve për testimin e AND, tek Policia Shkencore Shqiptare.
Eksperte nga Policia Britanike ne Eseks kane punuar me partneret Shqiptare qe nga viti 1997 për te ndërtuar kapacitete dhe aftësi policore duke përfshirë ekzaminimin e skenës se krimit, shenjat e gishtave, dhe se fundi testimin e ADN-se. Projekti total kap vlerën e 4 milionë paund.
Gjate fazës se fundit te projektit, Qeveria Britanike dhuroi pajisje per ADNne dhe trajnime te specialisteve te Policisë Shkencore. Vitin e kaluar ne Shqipëri, testimi i ADNse u përdor ne mbështetje te prokurorisë ne mijëra procese gjyqësore.
Ne ceremoninë e sotme, Ambasadorja shprehu shpresën se Qeveria Shqiptare do te vazhdoje te mbështesë zhvillimin e kapaciteteve te Policisë Shkencore Shqiptare.
Ajo tha se testimi i ADNse "është tashme një mjet shume i fuqishëm ne arsenalin e Policisë Shkencore" por "mbetet shume për te bere per te ndërtuar një kapacitet tërësisht funksional te testimit te ADNsë. "
Ajo vuri ne dukje edhe lidhjen midis kapaciteteve te larta te Policisë Shkencore dhe ambicies se Shqipërisë për anëtarësim ne BE.
McIlwham tha: "E gjitha kjo kontribuon ne reformat me te gjera dhe progresin drejt një sistemi gjyqësor te përgjegjshëm dhe transparent qe e kërkon BE-ja dhe qe e meriton populli shqiptar."
English Version
e.r/NOA