Fier, 25 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Fierit kanë arrestuar një person i cili akuzohet se ka mashtruar dike tjetër duke i marrë një shumë prej 75.000 lekësh. Lajmi konfirmohet nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se i ndaluari është Shkëlqim Laze, 42 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë për veprën penale "Mashtrim", parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
n.e/NOA