Durrës, 24 shkurt, NOA - Një 48 vjeçar ka përfunduar sot në pranga për plagosje të rëndë me thikë. Lajmi konfirmohet nga policia e Durrësit e cila sqaron se Naim Qerimi, mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.00, në lagjen Nr. 14 në Durrës, ka plagosur me thikë në 25 vjeçar.
Ngjarja e ndodhur në një lokal policia ende nuk ka bërë të ditur se cilat kanë qenë shkaqet e zënkës.
25 vjeçari me inicialet Xh.K është qëlluar me thikë në trup dhe si pasojë ka marrë plagë serioze për jetën.
Policia sqaron se 25 vjeçari ndodhet në Spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekeve. "Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën është kryer krimi. Materialet për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje dhe mbajtjes pa leje të armeve të ftohta iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës", thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.
m.xh/NOA