English

Selman Ruzhdi, libër për vitet e fshehjes

Atlanta, 25 shkurt, NOA - Shkrimtari britaniko-indian, Salman Ruzhdi ka njoftuar se ka në plan të shkruajë një libër për dhjetë vitet e tij të fshehjes nga ekstremistët islamikë, të cilët tentojnë ta vrasin dhe e kërcënojnë vazhdimisht me jetë.

Ruzhdi e ka bërë me dije këtë në Universitetin Emor në Atlanta, ku ditët e fundit ka qenë e hapur ekspozita e dorëshkrimeve të tij, letrave dhe fotografive, të cilat ia ka dhuruar këtij universitetit ku ka qenë së fundi edhe lektor i nderit. "Kjo është historia e jetës sime dhe unë mendoj se duhet të them", ka thënë shkrimtari për median.

Rushdi (62 vjeçar) ka qenë i detyruar për të qëndruar në Britani dhe madje i detyruar për të fshehur kokën për gati një dekadë, pasi Lideri suprem iranian Ayatollah Khomeinin më 1989 nxori një dekret fetar (fatva), i cili urdhëroi vrasjen e shkrimtarit, akuzuar se kishte fyer Islamin në romanin e tij "Vargjet satanike ". Qeveria e Iranit në vitin 1998 ka deklaruar se nuk e ka mbështetur më fatva, por as edhe që nuk e ka tërhequr. Rushdi, vetë, ka thënë se fatva sot është "më shumë retorike se kërcënim i vërtetë ".

KOMENTE