English

Shefi i Eulex pritet në Beograd

Beograd, 25 shkurt, NOA - Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EULEX, Yves de Kermabon, pritet që nga mesi i javës së ardhshme të qëndrojë në Beograd, për të diskutuar me zyrtarët serbë çështjet e bashkëpunimi të përbashkët. Vizita e tij do të pasojë turneun diplomatik në Ballkan të përfaqësues së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton dhe kërkesës së saj për të ndërtuar marrëdhënie më të ngushta në fusha të ndryshme mes EULEX-it dhe Beogradit zyrtar.

Sipas njoftimeve, Kermabon pritet që në Beograd, të mërkurën e ardhshme, të hapë për diskutim çështjen e protokollit për drejtësinë.

Bisedimet për gjykatat u ndërprenë në nëntor të vitit të kaluar, pasi pala serbe kërkoi krijimin e një Gjykate të Apelit, me seli në Nish të Serbisë, që u kundërshtua nga misioni i EULEX-it, i cili u bëri me dije autoriteteve në Beograd se në Prishtinë funksionon Gjykata Supreme.

Autoritetet serbe përjashtuan, gjithashtu, mundësinë që në veri të përdoren ligjet e aplikueshme të Kosovës duke e pamundësuar gjetjen e një zgjidhje.

n.e/NOA

KOMENTE