English

Shkatërrohen 200 makina të lojërave të fatit

Tiranë, 25 shkurt, NOA - Njësisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit kanë shkatërruar ditën e sotme 200 makina elektronike të lojërave të fatit. Arsyeja e shkatërrimit të tyre ka qenë se nuk përmbushin standardet e kërkuara me ligj.

Ato kanë pasur probleme në dokumentacionin e kërkuar, por edhe probleme që kanë të bëjnë me gjendjen teknike.

Viron Bezhani drejtues i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, ka deklaruar se ky operacion është pjesë e një aksion të madh të nisur një muaj më parë dhe që ka si qëllim nxjerrjen nga tregu të gjithë makinerive me probleme.

Punonjësit e kësaj njësie deklarojnë se qëllimi është asgjësimi i makinerive elektronike që janë jashtë kritereve teknike

m.xh/NOA

KOMENTE