English

Tërmet 3.8 ballë Rihter në Tiranë

Tiranë, 25 shkurt, NOA - Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e kryeqytetit të vendit. Për fat të mirë, ato nuk kanë arritur të shkaktojnë asnjë dëm material apo në njerëz, jo vetëm se nuk ka qenë i fortë, por edhe pasi zgjati për pak sekonda. Nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, bëhet me dijeni se epiqendra e tërmetit të sotëm është regjistruar 11 kilometra në verilindje të Tiranës, ndërsa forca e tij ka qenë 3.8 gradë e shkallës Rihter. n.e/NOA

KOMENTE