English

Topalli fton Edi Ramën në seancë

Tiranë, 25 shkurt, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të marrë pjesë në seancën e ditës së sotme.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Parlamentit, ku sqarohet se ftesa e dërguar kryetarit të PS-së ka të bëjë me faktin se ai nuk mund të jetë pjesë e Kuvendit, duke qenë se nuk është i zgjedhur deputet.

Ky veprim i Kryetares së Kuvendit synon të zbusë situatën e krijuar mes palëve, por nga ana tjetër i kërkon kreut të Partisë Socialiste, të jetë formalisht në seancën e parë të 64 deputetëve të selisë rozë, duke njohur në këtë mënyrë legjislaturën aktuale.

Nuk dihet ende nëse kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do ta pranojë këtë ftesë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

m.xh/NOA

KOMENTE