English

Topi dekreton gay-t dhe skafet

Tiranë, 25 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar disa ligje të rëndësishme të propozuara nga qeveria dhe të miratuara nga Kuvendi gjatë javëve të fundit. Kështu, ai ka firmosur ligjin nr.10 218 të datës 4 shkurt, "Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit", përmes dekretit 6430. Ndërkaq, ai ka dekretuar edhe dy ligje të rëndësishme të cilat kanë shkaktuar mjaft debate në qarqet e politikës, siç është ai i për mbrojtjen nga diskriminimi seksual apo për zgjatjen e afatit të moratoriumit të skafeve.

Bëhet fjalë përkatësisht për ligjet nr.10 221 të datës 04.02.2010 "Për mbrojtjen nga diskriminimi" dhe atë nr.10 220, po të datës 04.02.2010 "Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë".

n.e/NOA

KOMENTE