Havanë, 25 shkurt, NOA - Mëse 30 persona janë arrestuar në Kubë nga autoritetet policore në prag të ceremonisë së varrimit të disidentit i cili vdiq dje 85 ditësh greve urie në spitalin e Havanës. Orlando Zapata, protestoi për shkak të kushteve të këqija të burgut, por duket se autoritetet kubane nuk e morën në konsideratë qëndrimin e tij.
"Rreth 30 disidentë janë arrestuar nga dita e djeshme e deri sot në qytete të ndryshme", ka deklaruar zëdhënësi i një shoqate për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për mediat ndërkombëtare.
Ndërkaq, disa disidentëve të tjerë u është ndaluar dalja nga banesa, për të mos marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Zapatas.
n.e/NOA